Telegrafi

Vrasje e paharruar në COVID spitalin e Athinës, pacienti dyshohet se të sëmurit tjetër ia fiku respiratorin  

Një burrë që po shërohej nga COVID-19 në spitalin e Athinës, është arrestuar nën dyshimin se ka mbytur një pacient tjetër – të cilit ia kishte fikur respiratorin që e mbante gjallë, ka bërë të ditur sot policia greke.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se i dyshuari emri i të cilit nuk është bërë publik, është nën mbikëqyrjen e policisë në spitalin e Athinës derisa të shërohet ku më pas do të ballafaqohet me drejtësinë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një pacient tjetër 76-vjeç që gjithashtu shërohej nga coronavirusi, i cili ndërroi jetë të premten mbrëma pasi që mjekët e spitalit konstatuan se i është fikur respiratori pa miratimin e mjekëve.

Që të dy pacientët ishin të shtrirë në repartin e njëjtë ka njoftuar policia greke. E ky lajm ka bërë bujë të madhe në këtë vend. /Telegrafi/