Site icon Telegrafi

Vrapimi shkakton eufori

Substancat të cilat kanë ndikim në nxitjen e ndjenjës së disponimit janë endorfinet, opioide të cilat prodhohen nga truri. Mirëpo, meqenëse nuk është e mundur që të caktohet vlera e endorfineve të prodhuara nga truri pas aktivitetit trupor, teoria e euforisë sportive nuk është vërtetuar në mënyrë shkencore.

Megjithatë, duke iu falënderuar teknologjisë së re mjekësore, disa shkencëtarë gjermanë kanë arritur të vërtetojnë se vrapimi sjell deri te niveli i rritur i endorfineve në tru.

Këto endorfine veprojnë në qendrën trunore për emocione, dhe njëkohësisht e rritin pragun e tolerancës për dhimbje. Ende nuk dihet nëse efekti është i ngjashëm te të gjithë, meqenëse disave u pëlqen aktiviteti trupor, e të tjerëve jo.

Exit mobile version