Site icon Telegrafi

Vrapimi për jetëgjatësi dhe shëndet

Personat në moshë të mesme, të cilët vrapojnë rregullisht, janë dyfish më pak të rrezikuar nga ndonjë sëmundje që ua kërcënon jetën, në raport me personat të cilëve iu mungon aktiviteti fizik.

Gjatë një studimi nëntëmbëdhjetëvjeçar, nga grupi i ‘vrapuesve’ kanë vdekur vetëm 15%, ndërsa nga grupi i ‘jovrapuesve’ 34%, njoftojnë autorët e studimit. “Cilado qoftë formë e ushtrimeve energjike jep rezultate të mira për shëndet. Edhe mendja e shëndoshë edhe shkenca pohojnë se në vrapim nuk ka magji, por është thjeshtë aktivitet fizik i cili është i nevojshëm për jetë të shëndoshë’, thotë njëri nga shkencëtarët.

Ky grup ekspertësh ka analizuar edhe mbi 280 anëtarë të klubeve të vrapuesve anekënd Amerikës, si edhe numër të ngjashëm individësh të cilët kanë qenë pjesë e grupit të kontrollit. Të dy grupet kanë qenë të moshës mbi 50-vjeçare dhe kanë pasur karakteristika tjera thuajse identike. Anëtarët e klubeve të vrapimit kanë treguar rezultate shumë më të mira shëndetësore në çdo vlerësim gjatë studimit i cili ka filluar në vitin 1984. /Telegrafi/

Exit mobile version