Hulumtuesit nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit Stanford, kanë përcjellë 500 vrapues të moshuar për një periudhë 20 vjeçare dhe kanë zbuluar se ata janë më pak të prirë ndaj invaliditetit, si edhe janë më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme.
Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se dallimi në aftësitë e njerëzve të cilët vrapojnë dhe ata të cilët nuk vrapojnë, bëhet gjithnjë e më i madh me kalimin e viteve.