Telegrafi

Vrapim mbi 50 metra dhe del para portierit, Armando Broja shënon sërish për Southaphmton

Armando Broja nuk ka të ndalur, ku ka arritur të shënojë edhe një herë gol për Southamphtonin.

Në ndeshjen që ‘Shenjtorët’ po e zhvillojnë ndaj Brentford, pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve.

Jan Bednarek dhe Alvaro Fernandez (autogol) i shënuan golat për Southamphton, ndërsa Vitaly Janelt për Brendford.

Më të filluar pjesa e dytë ishte momenti i Armando Brojës.

Skuadra e tij luajti mirë në mbrojtje, ku me disa pasime arritën ta dalin para, ndërsa Oriol Romeu pasoi te Broja, i cili vrapoi e topin nga gjysma e fushës për të dal i vetëm me portierin Fernadez dhe për ta mposhtur për 3-1.

Ky ishte goli i pestë i Armando Brojës në Ligën Premier, duke treguar formë të mirë nga ndeshja në ndeshje. /Telegrafi/