Site icon Telegrafi

VOZITJE E PABESË

Poezi nga: Hilde Domin
Përktheu: Hans-Joachim Lanksch

Ama andrra âsht barkë
për bregun e kotë.
Hyp mbrenda
anës urës vezulluese të së djeshmes.
Je i ftuem
me u vozitë mbi re të trandafilta
nën re të trandafilta
tamam posi re.

Ja, nji fllad
dhe ti je aq i lehtë
e barka âsht pa timon
po uji i dystë sa pasqyra.
Drejtimin e humb butësisht:
ndërsa ti je rrugës drejt luginës së ndritun
rana zu të kërcijë nën kallumë
nën hijen e kullotave.

Exit mobile version