Telegrafi

Vozitja e biçikletës për kontrollimin e peshës trupore

Në studimin, i cili ka zgjatur 16 vite, janë përcjellë 18.000 femra të moshave ndërmjet 25 dhe 42 vjeç.

Rezultatet e botuara në revistën Archives of Internal Medicine, kanë treguar se participantet të cilat kishin kaluar ca kohë me biçikletë kishin shtuar shumë më pak në peshë, në krahasim me femrat tjera që nuk e kishin shfrytëzuar këtë metodë për mbajtjen e vijës trupore.

Sipas fjalëve të shkencëtarëve, vozitja e biçikletës mundëson kontrollimin më të lehtë të masës trupore në krahasim me ecjen, e cila duhet të jetë e shpejtë për të pasur sukses. /Telegrafi/