Site icon Telegrafi

Drejtoi veturën me shpejtësi të madhe, deshi t’i shkelë protestuesit në Serbi

Në Serbi, pothuajse 60 fakultete shtetërore pushuan së punuari dhe në shenjë mbështetjeje, gjimnazistë dhe shkolla të mesme iu bashkuan bllokadës.

Kërkesat e tyre janë që të dënohen përgjegjësit për prishjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, e cila vrau 15 persona.

Lexo po ashtu Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi - shkelet me veturë një profesoreshë që proteston në Beograd

Gjithashtu po kërkojnë të ndëshkojë sulmuesit e studentëve dhe qytetarëve gjatë bllokadave paqësore që nderuan viktimat në Novi Sad, shkruan nova.rs.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një video nga Ivanjica, ku shihet drejtuesi i një veture “Audi” duke e thyer bllokimin e rrugës pa e ulur shpejtësinë.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe ditëve të kaluara, ku vozitësit kanë shkelur protestuesit gjersa kishin bllokuar rrugët.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të plotësojë kërkesat e protestuesve, por fillimisht duhet të ndalen bllokimet e rrugëve. /Telegrafi/

Exit mobile version