Telegrafi

Votimi përmes Twitterit

Duke pasur parasysh se gjatë emetimit të emisionit llogarinë në Twitter e përcjellin rreth 120,000 njerëz, kuptohet përse kanë vendosur për një hap të këtillë.

Partneriteti në mes Twitter dhe X Factor, që është i pari i këtij lloji në mes të Twitterit dhe ndonjë shtëpie televizive, do të ia mundësoj shfrytëzuesve votimin përmes mesazheve private të Twitterit (Twitter Direct Messaging – TM).

Autorëve të X Factor do të ju leverdis të marrin informata kthyese nga mijëra fansa, e Twitter do të realizoj potencialin për përfitimin e shfrytëzuesve të rinj.

Në vendin tonë as që bëhet fjalë për aplikimin e kësaj mënyre të votimit duke pasur parasysh se vetëm një numër i vogël i njerëzve kanë llogari në Twitter. Kur është fjala për Facebookun, atëherë natyrisht situata është krejt tjetër. /Telegrafi/