Site icon Telegrafi

Von Cramon: BE urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel, ka reaguar për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Luginën e Preshevës në Serbi.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.

 

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi kishte reaguar lidhur me këtë çështje, duke thënë se Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës. /Telegrafi/

Exit mobile version