Site icon Telegrafi

Vokrri: Xherdani është i nxehtë të vijë për Kosovën

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se Xherdan Shaqiri është shumë i nxehtë që të vijë për Kosovën.

Në një intervistë për KTV ai ka thënë Xherdan Shaqiri dhe Shani Tarashaj janë më të nxehtë që të vijnë për Kosovën.

Lexo po ashtu Vokrri: FIFA i ka lejuar këta tre lojtarë të luajnë për Kosovën

“Xherdan Shaqiri është ende i nxehtë që të vijë për Kosovën. Edhe Tarashaj është interesuar përmes avokatit të tij”, ka thënë Vokrri.

Kryetari Vokrri ka thënë se këta lojtarë duhet të bëjnë kërkesë individuale në FIFA që të bashkohen me Kosovën.

Telegrafi kishte treguar ditë më parë se Shaqiri dhe Tarashaj dëshirojnë të bashkohen me Kosovën.  /Telegrafi /

Exit mobile version