Telegrafi

Vokrri uron Prishtinën për fitimin e Kupës së Kosovës

????????????????????????????????????

Prishtina ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në futboll për edicionin 2017/18.

Kryeqytetasit mposhtën në finale Vëllaznimin e Gjakovës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka uruar klubin bardh e kaltër.

“Të nderuar drejtues, futbollistë, shtab teknik dhe adhurues të FC”Prishtina”

“Me lejoni që në emrin tim dhe të KE të ju uroj për fitimin e DigitAlb Kupës së Kosovës për vitin 2017/2018, pas një gare të madhe, të fortë, fair play dhe rivalitet sportiv”.

KF Prishtina triumfoi në finale ndaj Vëllaznimit

Gjithashtu Vokrri u ka uruar suksese në garat evropiane ish-klubit të tij ku u bë legjendë e futbollit në Kosovë.

“Po ashtu ju uroj suksese në garat e Evropa Ligë me shpresën dhe dëshirën që pjesëmarrja e juaj në këtë garë prestigjioze të jetë e suksesshme dhe që në mënyrë të denjë ta prezantoni futbollin e Kosovës. Me respekt, Fadil Vokrri, president i FFK-së”, thuhet në urimin e Vokrrit dërguar klubit të Prishtinës. /Telegrafi/