Telegrafi

Vokrri uron KFF Mitrovicën për fitimin e Kupës së Kosovës

????????????????????????????????????

KFF Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2017-18.

Xehetaret kanë triumfuar në finale ndaj KFF Hajvalisë me rezultat të ngushtë 2-1.

Gresa Berisha dhe Endrin Elezaj shënuan golat për vendaset ndërsa Bahtije Miftari për mysafiret.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri i ka dërguar një telegram urimi Mitrovicës për fitimin e Kupës së Kosovës.

“Të nderuar drejtues, futbolliste, shtab teknik dhe adhurues të KFF ”Mitrovica”

“Me lejoni që në emrin tim dhe të KE të ju uroj për fitimin e Kupës së Kosovës për edicionin 2017/2018, pas një ndeshje të fortë, fair play dhe rivaliteti sportiv në finale”.

“Për Ju ky i ishte një sukses i veçantë, pasi ishte trofeu i parë, prandaj uroj që të keni organizim të tillë edhe në të ardhmen dhe t’i gëzoheni edhe shumë trofeve tjerë. Me respekt. Fadil Vokrri, president i FFK-së”, ka shkruar Vokrri. /Telegrafi/