Telegrafi

Vokrri : Po hapim rrugë të reja për të rinjtë tanë

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, shpreson se do Kosova do të ketë shumicën e nevojshme për tu pranuar në Federatën e Futbollit të Evropës (UEFA).

Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë FFK-së dhe pret që lajme pozitive nga Budapesti.

“Faleminderit për mbështetje në vigjilje të udhëtimit tonë në Budapest ku pritet të mbahet kongresi i radhës ku Federata e futbollit të Kosovës, është në rend të ditës. Dhe ne me mundësitë tona nuk jemi ndalur asnjëherë dhe gjithmonë kemi punuar me mundësitë tona dhe kemi ardhur deri këtu. Potencuan dhe vështirësitë ligjore që i kemi pasur në shtator të vitit të kaluar kur në Maltë u mor vendimi që të dërgohet në votim në Kongres. Ne shpresojmë që do ta kemi shumicën në Kongres dhe të hapim rrugë të reja, për të rinjtë dhe të rejat tona. Iu falënderoj juve dhe Qeverinë dhe të gjitha institucionet, që keni qenë gjithmonë krahë i fortë i Federatës së futbollit. Ne shpresojmë që me këtë udhëtim në Budapest dhe pas kthimit, të kemi dhe më shumë lajme pozitive”, tha ai.

Nesër në Budapest do të mbahet Kongresi ku pritet që Federata e Futbollit të Kosovës të bëhet pjesë në UEFA.