Telegrafi

Vogëlushi nuk mund t’i mbante lotët në humbjen e Napolit ndaj Fiorentinës – Insigne me video emocionuese për tifozin napolitan

Një tifoz i Napolit ka pushtuar rrjetet sociale në humbjen e tyre ndaj Fiorentinës në fundjavën e kaluar.

Përkrahësi i napolitanëve po qante shkaku që skuadra e tij e zemrës pësoi humbje 0-2 ndaj Violas, e që ajo video u bë virale në internet.

Ai moment pikëllues ka shkuar deri te kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, që është detyruar ta bëjë një video personale dhe t’i kërkojë falje Marios për zhgënjimin që i dhanë.

“Përshëndetje Mario. Më vjen keq për rezultatin dhe për lotët. Të premtojmë që tani e deri në fund, do të bëjmë një kampionat të madh dhe do të kthehesh të buzëqeshësh me ne”, ishin fjalët e kapitenit të napolitanëve të cilët po kalojnë një krizë të thellë si asnjëherë më parë në dekadën e fundit.

Napoli shkarkoi Carlo Ancelottin duke e zëvendësuar me Gennaro Gattuson, por forma e tyre e dobët po vazhdon dhe duket se nuk do të arrijnë të futen në top katërshe, pasi aktualisht janë në vendin e 11-të me 24 pikë. /Telegrafi/