Telegrafi

I vodhi orën e çmuar bashkëlojtarit, Nice mendon ta përjashtojë talentin Lamine Diaby

Kasper Dolberg është njëri nga lojtarët më të vlefshëm të skuadrës franceze Nice.

Sulmuesi danez iu bashkua skuadrës franceze gjatë afatit kalimtar të verës për një shumë prej 20,5 milionë euro nga Nice.

Por aventura e tij në klubin francez nuk ka nisur mirë, pasi i është vjedhur një orë e çmuar me një çmim prej 70 mijë euro.

Dolberg ishte në stërvitje me klubin dhe me ty kthyer në dhomën e zhveshjes pa se i mungonte ora.

21-vjeçari u zemërua shumë dhe kërcënoi klubin se nuk do të stërvitej më nëse nuk gjendej autori dhe nuk i kthehej ora e tij.

Rasti ishte lajmëruar në policinë franceze e cila tashmë ka gjetur autorin e kësaj vjedhje.

E përditshmja franceze L’Equipe shkruan se autori i kësaj vjedhje është bashkëlojtari i Dolberg, talenti Mohamed Lamine Diaby.

18-vjeçarin tani e pret një periudhë e vështirë pasi gjykata do të vendos për të, ndërsa sipas asaj që shkruan L’Equipe, OGC Nice do ta përjashtojë talentin e saj nga skuadra. /Telegrafi/