Site icon Telegrafi

Vodhën veturën e McDonaldit kur ishin në Barcelonë në fazën përgatitore, katër lojtarë të West Brom nën akuzë nga policia spanjolle

Lojtarët e klubit të fundit në renditje Ligën Premier, ata të West Brom, janë marrë në pyetje nga policia pasi pretendohet se kanë vjedhur një veturë transporti të kompanisë së njohur për ushqim, McDonald’s.

Ata janë ftuar nga policia pasi thuhet se kanë vozitur një veturë të McDonald’s dhe atë të dehur, deri në hotelin luksoz ku kanë qëndruar.

Katër lojtarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur pak para mëngjesit të enjten, pasi lojtarët morën një pushim në fazën përgatitore.

Lojtarët gjatë mbrëmjes kur ndodhi vjedhja e veturës

Edhe klubi i West Brom ka lëshuar një deklaratë për këtë ngjarje.

“Klubi mund ta konfirmojë se katër lojtarë të ekipit të parë janë përfshirë në një incident gjatë udhëtimit në Spanjë në fazën përgatitore të dimrit”.

Hoteli ku qëndroi klubi

“Klubi ka filluar hetimet e brendshme për lojtarët për të cilët do të ketë procedurave dhe dënime disiplinore”.

“Deri sa të përfundojë hetimi, klubi nuk do të bëjë ndonjë koment tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version