Telegrafi

Vlorë, katër raste të reja me A/H1N1

Autoritetet shëndetësore theksojnë se midis të prekurve janë një fëmijë dhe një 36-vjeçar, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Disa ditë më parë, edhe dy raste të tjera u zbuluan se ishin të prekur nga ky virus, ndërsa në Shqipëri gjatë muajit të fundit janë shënuar rreth 80 raste të tilla.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur të vdekur nga ky virus. /Telegrafi/