Site icon Telegrafi

Vlora Dumoshi zbulon statujën e Fadil Vokrrit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka qenë në vizitë në Llap për të parë punimet e statujës së legjendës Fadil Vokrri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Dumoshi ka zbuluar statujën e cila është 3.5 metra e gjatë.

Dumoshi ka shkruar se punimet e statujës kanë shkuar mirë dhe së shpejtoi ajo të do të jetë me bronz.

Postimi i plotë i Vlora Dumoshit:

“Sot isha në Llap me një arsye të veçantë. Statuja e Fadil Vokrrit efshtë̈ në përfundim. Më mrekulloi deri në emocion mjeshtëria dhe reflektimi i Fadilit, të cilin shpejtë do ta kemi në bronz”.

“Sa u përket detajeve teknike ju informoj që faza e modelimit veç̧ ka përfunduar. Shumë shpejtë do të përfundojë̈ faza e gipsit dhe puna do të kurorëzohet me derdhjen në bronz, brenda të gjitha afateve të parapara. Vija vertikale e kësaj statuje do të jetë 3.5 metra”.

“Shpirtin e Fadilit vërtetë̈ nuk e pasqyron asnjë̈ statujë sepse madhështia e tij dominon secilën skalitje”.

“Sidoqoftë̈, vetëm kështu do ta ruajmë të përjetshëm kujtimin për të, të përjetësuar për vendin ku ai dha gjithë dijen, potencialin e energjinë”.

“Falënderoj për punën, skulptorin llapjan Agron Blakçori i cili me angazhimin e tij të pareshtur po e punon denjësisht statujën e legjendës Fadil Vokrri”.

“Reflektimi i Fadilit të skalitur, do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja të sportistëve të cilët falë punës e përkushtimit të tij sot prekin majat e sukseseve sportive nëpër botë”, ka shkruar ministrja e sportit Vlora Dumoshi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version