Vllaznia e Pozheranit ka bërë befasinë e xhiros në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi i inkuadruar këtë vit në ligën elitare kosovare ka triumfuar kundër kampionit Trepça ’89 me rezultat 2-1.
Ishte minuta e 25-të kur Almedin Murati gjen golin e parë në Superligë për Vllazninë.
Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Rron Broja barazon rezultatin 1-1.
Por, 45 minutshi i parë kishte përgatitur edhe befasinë e radhës pasi që pozharanasit përmes Besim Alidemës kaluan sërish në epërsi Vllazninë.
Në pjesën e dytë, mitrovicasit u munduan të barazonin rezultatin, megjithatë nuk arritën të nxjerrin ndonjë pikë në xhiron e katërt.
Pas kësaj, Vllaznia morri tri pikët e para në histori të klubit në Superligë dhe zë pozitën e 13 ndërsa mitrovicasit gjendet në vendin e pestë me gjashtë pikë. /Telegrafi/