Dje në orët e vona, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, vizitoi lagjen Matiqan.
“Përveç mungesës së çerdheve, objekteve shkollore, e infrastrukturës në tërësi, Vllahiu ka ecur në rrugën Matiqan-Zllatar, e cila është përmend edhe nga vet Vllahiu në emisionin ‘Debat Pernime’ me Jeta Xharrën, ku ironizoi me Shpendin se është dashtë të shkoj[ në emision me çizme, për shkak të “lloçit” nga rrugët e paasfaltuara”, thuhet në një kumtesë të AAK-së.
Ndërkaq, në profilin e tij në Facebook, Vllahiu ka shkruar se po neglizhohet qytetari i Prishtinës.
“Prishtina në emergjencë. Ta trajtojmë në mënyrë të barabartë çdo kënd të qytetit. Me transparencë, të hapur”, ka thënë ai në Facebook. /Telegrafi/