Telegrafi

Vllahiu: Mjerimit të Prishtinës duhet dhënë fund

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Mati I, në Prishtinë.

“Mjerimit të Prishtinës duhet dhënë fund. Katrahurës urbane, keqtrajimit të qytetit dhe qytetarëve duhet t’i ndalet hovi. Lagjen Mati 1 secili prej pushteteve prej më shumë se 10 vjetësh e kanë rrënuar, nuk i kanë gjetur zgjidhjen për kanalizimin, infrastrukturën, për kolektorin dhe mbi të gjitha për ndërtimet. Përgjigjësinë duhet ta marrin ata që e kanë nisur këtë ‘mjerim’ dhe ata që e kanë vazhduar. #PërPrishtinën ndryshe. #50”, ka shkruar Vllahiu, në Facebook.