Site icon Telegrafi

Trajneri i muajit gusht, zgjidhet strategu i skuadrës që kurrë nuk ka humbur në histori të Ligës Premier

David Wagner është shpallur trajneri më i mirë i muajit gusht në Ligën Premier.

Numri 1 i stafit teknik të skuadrës së Huddersfield ka marrë vlerësimin prestigjioz pas paraqitjes së shkëlqyer që ekipi i tij bëri në tre javët e para të këtij sezoni në elitën e futbollit anglez.

Huddersfield merr pjesë për herë të parë në historinë 109-vjeçare të klubit në ligën elitare angleze dhe deri më tani nuk e ka provuar shijen e humbjes duke regjistruar dy fitore dhe një barazim në tre takimet e para.

Trajneri gjerman 45-vjeçar e drejton skuadrën që nga viti 2015 ndërsa këtë xhiro do të takohet me West Ham Unitedin, i cili ka pësuar tri humbje rresht.

Ndryshe, lojtari i këtij muaji është zgjedhur futbollisti i Liverpoolit, Saido Mane. /Telegrafi/

Exit mobile version