Site icon Telegrafi

Vlerësimi i Rashicës dhe të tjerëve në barazimin e Werderit dhe Monchengladbachut

Milot Rashica (Foto: Getty Images/Guliver)

Werder Bremeni dhe Borussia Monchengladbachu luajtën pa gola në ndeshjen e xhiros së 28-të në Bundesliga.

Në ndeshjen e zhvilluar në Weser Stadium, paraqitja e skuadrave ishte përafërsisht e barabartë, ashtu si edhe rezultati, prandaj edhe notat mesatare janë të përafërta, 6.84, respektivisht 6.89.

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, luajti në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa u zëvendësua pas minutës së 85-të nga Fin Bartels.

Lexo po ashtu Rashica luan 85 minuta, Werderi merr barazim në shtëpi

Vlerësimi i tij është bërë me notën 7.2 që është e përafërt me notat më të larta në ekipin e Bremenit.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Werder Bremenit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Borussia Monchengladbachut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version