Telegrafi

Vlerësimi për Lirim Kastratin e Ardijan Ademin dhe të tjerët: Dinamo Zagreb 0-1 Villarreal

Dinamo Zagreb ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Villarrealit me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë, gjë që e vendoi një penallti në pjesën e parë.

Gerard Moreno ishte ai që e shënoi golin dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.0.

Vlerësim të njëjtë kishte edhe Dani Parejo.

Lirim Kastrati që u fut në lojë në minutën e 61-të u vlerësua me notën 6.5, ndërsa Arijan Ademi u vlerësua me notën 6.8.

Dinamo do të kërkojë të bëjë më shumë në ndeshjen kthyese.

Notat e lojtarëve të Dinamo Zagreb dhe Villarreal

/Telegrafi/