Telegrafi

Vlerësimet për futbollistët e Kosovës nga loja EA Sports FIFA: Rrahmani i pari, Aro Muric më i miri për pasime 

Një nga video lojërat më të famshme elektronike padyshim që është ajo EA Sports FIFA, e cila luhet nga miliona njerëz anë e mbanë botës.

E për sezonin e ri EA Sports ka përditësuar vlerësimin e futbollistëve, ku vlerësime të reja kanë marrë edhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në të dyja kategoritë.

Lojtari më i vlerësuar mbetet kapiteni Amir Rrahmani (81), derisa pas tij vije Vedat Muriqi (80) dhe Milot Rashica (76).

 

Këta të tre janë tre futbollistët më të vlerësuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës, derisa EA Sports ka përditësuar edhe në konkurrencën e femrave.

Erëleta Memeti është futbollistja më e vlerësuar te Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurrencën e femrave me 80, derisa pas saj vije Viola Avduli (65).

Interesant janë edhe vlerësimet e futbollistëve për një të veçantë që kanë si shuti, pasimet, mbrojtja apo driblimet.

Vedat Muriqi është lojtari me fuqinë më të madhe te Kosova, derisa Amir Rrahmani sa i përket cilësive në defensivë.

 

Edon Zhegrova është futbollisti më i mirë në dribilime, derisa Vedat Muriqi vlerësohet edhe si futbollisti me shutin më të mirë.

E veçantë është se portieri Arijanet Muric është më i vlerësuari sa i përket pasimeve, derisa ritmin më të lartë e ka Jetmir Haliti. /Telegrafi/