Site icon Telegrafi

Vlerësimet e lojtarëve: Inter – Milan

Inter

Luca Castellazi – 6.0

Luca zëvëndësoi Julio Cesarin dhe përkundër faktit se nuk kishte shumë punë, ai nuk mundi të ndikonte në penaltinë e Ibrahimovic.

Ivan Ramiro Cordoba – 6.0

Filloi si mbrojtës i krahut të djathtë dhe më vonë u kthye në qendër të mbrojtjes, duke qenë më shumë kompetent se sa spektakolar në punën e bërë. Bëri një intervenim fenomenal kur mohoi golin e Flaminis në pjesën e parë.

Lucio – 7.0

Ishte i luhatshëm në pjesën e parë, ndoshta për shkak të prezencës së Materazzit, por me kalimin e kohës e tregoi se pse është një prej mbrojtëve më elitarë.

Marco Materazzi – 5.5

37 vjeçari duket i harxhuar. E pati tejet të vështirë ndaj Ibrahimovicit para se të zëvëndësohej për shkak të lëndimit.

Cristian Chivu – 5.5

Mbrojtësi i majtë i molisur tentoi t’i kontribonte sulmit, por ishte katastrofal në pasime dhe është zënë jashtë pozicionit të tij në shumë raste.

Javier Zanetti – 6.0

Legjenda e Interit nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm.

Obi – 5.5

Tentoi të bënte impaktin në fushë, por këtë në momentin kur Milani dominoi. U zëvëndësua nga Coutinho në minutën e 36-të.

Dejan Stankovic – 6.0

Tentoi ta shpiente përpara ekipin dhe goditi disa herë jashtë portës. Si Zanetti edhe mesfushori serb ishte jashtë kontrollit.

Wesley Sneijder7.0

Sneijder ishte njeriu që tentoi ta rikthente në lojë Interin. Goditi disa herë duke testuar Abbiatin, por ekipet tashmë e kanë kuptuar se nëse ndalin Sneijderin mund ta ndalin Interin, taktikë që u tregua e suksesshme deri në këtë pikë.

Diego Milito – 5.0 (Dështimi i ndeshjes)

A është vërtet ky njeriu që shënoi gola aq krucialë sezonin e kaluar? I zhvendosur nga sistemi në pjesën e parë ku ishte i padukshëm, u zëvëndësua me të filluar pjesa e dytë.

Eto’o – 6.0

Kamerunasi u zhvendos në krah ku tentoi ta tejkalonte Abaten dhe përpos një ndërhyrjeje në rastin e parë të treguar për të, Eto’o nuk arriti t’i kundërvihej mbrojtësit të ri.

Zëvëndësuesit

Jonathan Biabiany – 5.5

Francezi zëvëndësoi të lënduarin Materazzi, duke tentuar të depërtojë, me ç’rast ishte tejet i pasuksesshëm.

Goran Pandev – 6.0

Zëvëndësoi Militon pas pjesës së parë dhe ishte më i mirë se argjentinasi, por nuk arriti ta shënonte golin e barazimit.

Coutinho – 6.0

Zuri vendin e Obit në pjesën e parë dhe bëri impakt të madh, megjithëse vuajti ndaj mbrojtjes së Milanit në pjesën e ytë.

Milan

Christian Abbiati – 6.5

Bëri disa intervenime të mira të goditjeve nga Sneijder, por nuk u testua pothuajse fare nga një sulm i Interit, që dështoi ta thyente mbrojtjen e Milanit.

Ignazio Abbate – 6.0

Mbrojtësi i krahut të djathtë shfaqi paraqitje mjaft impresive, përpos kartonit të tij të kuq. Ia arriti ta fitojë luftën ndaj Samuel Eto’os.

Thiago Silva – 7.5

Vërtet ishte çelik, sidomos në fund të ndeshjes ku Interi dominoi. Bëri disa ndërhyrje të forta dhe intervenime të mira në ajër.

Alessandro Nesta – 7.0

Shfrytëzoi gjithë përvojën që pati përkrah të riut Thiago Silva. E pati në xhep Militon gjatë gjithë pjesës së parë.

Gianluca Zambrotta – 6.5

Filloi si mbrojtës i majtë dhe më pas u zhvendos në krahun e Abates pas kartonit të kuq. Paraqitje mjaft e mirë.

Matthieu Flamini – 6.5

I dha zemër skuadrës së tij në mesfushë dhe tentoi të shkonte përpara në sulme, duke dështuar të shënojë në një rast të qind për qindtë.

Massimo Ambrosini – 7.5

Kapiteni i Milanit bëri punë të jashtëzakonshme në mesfushë. Mbylli kundërshtarin dhe luajti rol vendimtar në kufizimin e mundësive të Interit për të penetruar në mbrojtjen e skuadrës së tij.

Gennaro Gattuso – 5.5

Mesfushori gjaknxehtë kishte fat të jashtëzakonshëm që nuk u përjashtua, kurse u nxor pas pjesës së parë për të mirën e tij.

Clarence Seedorf – 7.0

I ishte dhënë rol i lirë prapa sulmuesve, por si zakonisht shfaqi paraqitje të mirë, sidomos në krahun e majtë. Shfrytëzoi gjithë përvojën e tij për të ulur tempon në momente vendimtare dhe ishte fantastik në pjesën e parë.

Robinho – 6.5

Shpejtësia dhe lëvizshmëria e Robinhos i shkaktuan mbrojtjes së Interit shumë probleme. Ishte sakrifikuar pas përjashtimit të Abates.

Zlatan Ibrahimovic – 8.0 (Njeriu i ndeshjes)

Heroi i Milanit. Shënoi penaltinë e rëndësishme dhe mbajti topin në mënyrë perfide për të shmangur presionin ndaj skuadrës së tij. U ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Materazzit, por ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes.

Zëvëndësuesit

Luca Antonini – 6.0

Mbrojtësi i krahut të majtë u fut në ndeshje në kohën kur skuadra e tij ishte në mbrojtje të rezultatit.

Kevin Prince Boateng – 5.5

Zëvëndësoi Seedorfin në minutën e 73-të, ndërsa bëri punën e tij në sigurimin e tri pikëve.

Andrea Pirlo – 6.5

Zuri vendin e Gattusos pasi mesfushori temperament ishte pranë përjashtimit dhe i ndihmoi skuadrës së tij në fitoren e madhe.
 

 

/Telegrafi/

Exit mobile version