Telegrafi

Vlerësimet e lojtarëve, Belgjikë 1-2 Itali: Insigne lojtar i ndeshjes

Italia ka arritur ta mposht Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020 me rezultat 2-1.

Të gjithat golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë edhe pse kishte raste, portat heshtën.

Nicolo Barella dhe Lorenzo Insigne shënuan për italianët, ndërsa golin e vetëm për Belgjikën e shënoi Romelu Lukaku.

Insigne ishte më i miri në ndeshje, duke u vlerësuar me notën 8.6, pas një euro goli që shënoi.

Edhe Barella dhe Marco Verratti kishin vlerësim të lartë.

Lojtari më i dobët në ndeshje doli të jetë portieri Thibaut Courtois me notën 6.3.

Notat e lojtarëve të Belgjikës dhe Italisë

/Telegrafi/