Telegrafi

Vlera e Yamal në treg merr një rritje ‘astronomike’ pas përfundimit të Euro 2024 – zbulohet arsyeja e rritjes

Vlera e Lamine Yamal në treg ‘ka prekur qiellin’ pas performancave të tij të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” me Spanjën.

Sensacioni spanjoll u fut në këtë garë si një 16-vjeçar dhe shijoi një kampanjë fantastike e cila përfundoi me ‘Furinë e Kuqe’ që u shpall kampion duke mposhtur Anglinë në finale.

Yamal i cili mbushi 17 vjet një ditë para finales, dhuroi asistimin e tij të katërt në këtë garë kur asistoi Nico Williams tek goli i parë në finalen e Berlinit.

Adoleshenti spanjoll fitoi çmimin ‘Goli më i mirë i Euro 2024’ ndaj Francës dhe me shumë meritë u shpall lojtari i ri më i mirë i Kampionatit Evropian.

Lexo po ashtu Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Të gjitha këto statistika, gola dhe asistime që Yamal i arriti në Euro 2024, kanë bërë që atij t’i rritet shumë vlera në treg.

Sipas një përditësimi të fundit nga uebsajti i njohur Transfermarkt, ata i dhuruan 35 lojtarëve nga Euro 2024 një rritje të vlerës së tyre.

Por sërish është Yamal ai i cili ka ‘rrëmbyer’ ballinat, pasi ai është bërë lojtari i parë nën moshën 19-vjeçare që tejkalon shifrën prej 100 milionë eurosh.

“Yamal ka thyer shumë rekorde dhe e gjithë bota e njeh atë. Lojtari më i mirë i garës, asistuesi më i mirë. 17-vjeçar, ka thyer rekorde të mëdha dhe ka bërë një kontribut të rëndësishëm në titullin e Euro-s, veçanërisht në gjysmëfinale dhe finale”, ka thënë Tobias Blaseio, ekspert i Transfermarkt.

Në tetor, Barcelona arriti një marrëveshje të re me Yamal, duke ia rinovuar kontratën deri në vitin 2026 dhe duke i përfshirë një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

Sidoqoftë, zhvillimet e fundit nga gazeta katalanase Sport, pretendojnë se agjenti i Yamal, Jorge Mendes, po lobon që ai të marrë një rritje të pagës si pjesë e kontratës së re./Telegrafi/