Por tani, Twitter ka njoftuar se ka pranuar edhe një financim tjetër në vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila e rrit vlerën e tregut të rrjetit për mikro-blogje, në 3.7 miliardë dollarë.
Financimi i saj i përgjithshëm deri tash (duke përfshirë edhe raundin e fundit) është 360 milionë dollarë, thuhet sipas All Things D, kështu që kjo vlerë e tregut përfaqëson një pjesë të rëndësishme të ndryshimit, edhe kah aspekti biznesit i këtij rrjeti social.
Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie – Dick Costolo sot ka shkruar në blogun e kompanisë, për të treguar nevojat e investimit në Twitter.
Sipas Costolos, shërbimi u rrit me më shumë se 100 milionë llogari të reja, dhe përdoruesit e rrjetit social dërguan më shumë se 25 miliardë “tweets” në vitin e kaluar.
Për këtë shkak, edhe trafiku i këtij rrjeti social po mbytej, dhe në anën tjetër, kompania e ka rritur numrin e punëtorëve në 350. /Telegrafi /