Site icon Telegrafi

Vlera e pemëve dhe perimeve – edhe më shtrenjtë edhe më keq

Përfitimet nga pemët dhe perimet për hektar, në tri shtete të zhvilluara të botë: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Japoni, gjatë gjysmëshekullit të fundit, janë rritur dukshëm. Prodhimi i misrit, p.sh., është rritur për tri herë e gjysmë, prodhimi i drithërave pothuajse është trefishuar, derisa prodhimi i sojës praktikisht është dyfishuar.

Të dhënat të cilat i kanë paraqitur hulumtuesit e “Njësisë për Pedologji” në Universitetin e Wisconsinit, dëshmojnë që kjo rritje e madhe e këtyre kulturave njëkohësisht përkon edhe rënien e vlerës së tyre ushqyese. Të dhënat nga “Laboratori për informacione ushqyese”, i Ministrisë së bujqësisë në SHBA, dëshmojnë zvogëlimin e dukshëm të sasisë së mineraleve, vitaminave dhe elementeve tjera ushqyese në gjërat ushqimore. Krahasimi i kryer për sasinë e mineraleve të kalciumit, magnezit e kaliumit në perime, gjatë vitit 1996 dhe sot, për shembull në groshë, brokoli, karota dhe domate, dëshmon rënien e vlerës prej 30 deri 70%.

Derisa të dhënat që i ka publikuar profesori David Thomas, specialist për shëndet dhe hulumtues i pavarur, përkasin me dallimin në mes të dhënave mbi vlerën ushqyese të gjërave ushqimore, të cilat i ka publikuar qeveria britanike në vitin 1940 dhe atyre të vitit të kaluar. Rezultatet e këtyre krahasimeve në të vërtetë janë për brengosje; ato dëshmojnë që përmbajtja e hekurit në 15 lloje të mishit është zvogëluar për 47%. Tek prodhimet e qumështit gjithashtu është zvogëluar vlera; ato përmbajnë 60% më pak kalcium dhe 90% më pak bakër.

Exit mobile version