Telegrafi

Vlera e Facebook arrin në 80 miliardë dollarë

Ankandi i realizuar në SharePost është çmimi i tretë më i shtrenjtë që ka arritur Facebook për aksionet e saj.

Rekordin e mban shifra prej 34 dollarësh, e cila është paguar për një aksion, e cila u realizua në muajin janar, ndërsa në muajin mars ishte 33, si çmimi i dytë më i lartë që është paguar për një aksion në rrjetin social.

Në kohën kur Goldman Sachs kishte investuar në Facebook, vlera e kësaj të fundit ishte rreth 50 miliardë dollarë, ndërsa prej muajit janar kur kjo gjë ka ndodhur, vlera e Facebook është ngritur për 30 miliardë dollarë.

Sigurisht, trendi i rritjes së Facebook do të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt, ndërsa për këtë jemi duke kontribuar të gjithë, duke mos përjashtuar edhe përdoruesit shqiptar të rrjetit social, të cilët tashmë janë me miliona. / Telegrafi /