Telegrafi

Vjen reagimi i Shaqirit pas kualifikimit të Zvicrës në 1/8 e finales

(Foto: Twitter/shaqirixherdan)

Pas rezultateve në ndeshjet e fundit të grupeve B dhe C, Zvicra e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt nga vendi i tretë në Grupin A.

Helvetikët kanë grumbulluar katër pikë në tri ndeshje dhe mbetën prapa Uellsit në renditje vetëm për shkak të golaverazhit, megjithatë kanë renditje më të mirë si pjesë e katër skuadrave që do të vazhdojnë në 1/8 e finales nga pozitat e treta.

Nuk ka munguar reagimi i njeriut më meritor për kualifikimin e Zvicrës në këtë fazë.

Shaqiri shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 kundër Turqisë dhe përfaqësuesja e tij vazhdon tutje.

Lexo po ashtu Zyrtare: Zvicra kalon në fazën e eliminimit direkt

“1/8 e finales, ne po vijmë”, ka shkruar mesfushori shqiptar në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >