Në ndeshjen në mes të Zvicrës dhe Francës ka ndodhur diçka e veçantë, duke u grisur shumë fanella të kombëtares zvicerane.
Grisja e fanellave të Zvicrës në ndeshje me Francën ka irrituar drejtuesit e federatës së futbollit zviceran por edhe vetë drejtuesit e kompanisë së veshjeve sportive Puma.
Kjo pasi, nëpërmjet një komunikate për shtyp, drejtuesit e firmës gjermane kanë deklaruar nisjen e një hetimi për të gjetur shkaktarin e asaj që ndodhi të dielën në ndeshjen me Francën.
Në faqen zyrtare të “Puma”-s shkruhet se nga hetimet e para është vërejtur se në ato fanella janë përdorur materiale të skaduara, ose janë dëmtuar gjatë prodhimi.
Fanellat e bardha nuk kanë treguar asnjë problem dhe mendojmë që problemet janë shfaqur vetëm me fanellat e përdorura gjatë sfidës me kombëtaren franceze. /Telegrafi/