Marcus Rashford kathyer heshtjen pas komenteve brutale nga trajneri Ruben Amorim pas fitores së Manchester United ndaj Fulham.
Një gol në pjesën e dytë nga Lisandro Martinez siguroi një fitore të rëndësishme për Manchester United në udhëtim ndaj londinezëve.
Mes thashethemeve të vazhdueshme se Rashford do të largohet nga Unitedi këtë muaj, anglezi mbeti jashtë kësaj sfide, madje mori kritika nga Amorim pas ndeshjes.
Tani, duket se Rashford më në fund është kundërpërgjigjur ndaj komenteve të teknikut portugez.
Rashford nuk ka bërë asnjë paraqitje për Unitedin që prej se u konfirmua se ai po synon një aventurë të re, teksa kujtojmë se ndeshja e tij e fundit ka qenë ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës më 12 dhjetor.
Sidoqoftë, mungesa e minutave apo fakti që nuk konsiderohet më i rëndësishëm nga Amorim, si në aspektin profesional dhe personal, nuk e ka ndalur Rashford që ta përkrahë ekipin e tij.
Për këtë arsye, pas fitores që ata arritën të dielën, Rashford përmes Instagramit i përgëzoi ata.
“Urime për fitoren djema”, ishte mesazhi që Rashford publikoi në llogarinë e tij zyrtare në këtë rrjet social.
Sa i përket komenteve të Amorim, vlen të theksohet se kur ai u pyet pse Rashford nuk është i gatshëm për lojë, u përgjigj duke thënë se preferon që ta vendosë më përpara në fushë trajnerin 63-vjeçar të portierëve se sa një lojtar që nuk jep maksimumin në stërvitje./Telegrafi/