Duket se nuk ka ndjenja zemërimi nga Cesar Azpilicueta ndaj Zlatan Ibrahimovic, pas një goditje të bërë nga ky i fundit në përballjen mes Spanjës dhe Suedisë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.
40-vjeçari goditi kapitenin e Chelseat nga mbrapa, derisa ndeshja ishte ende në shifrat 0-0.
Një video po qarkullon në Twitter, e cila tregon veprimet e Ibrahimovicit në tërësi, diçka që ka shkaktuar një sërë kritikash ndaj yllit të Milanit.
Por, nuk ka acarim nga ana e Azpilicuetas, ndoshta e ndihmuar nga fakti që Spanja fitoi ndeshjen për t’u kualifikuar në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar në vitin 2022.
Azpilicueta iu përgjigj incidentit të diskutueshëm në Twitter duke thënë, “Todo bien por aquí”, që do të thotë: “Çdo gjë është mirë këtu”.
Todo bien por aquí😅👍🏻 https://t.co/Bga5l7epaP pic.twitter.com/XTxRD0MMHR
— César Azpilicueta (@CesarAzpi) November 15, 2021
Llogaria zyrtare e kombëtares së Spanjës në Twitter iu bashkua atij postimi duke konfirmuar: “Confirmamos, está sano y salvo”, që do të thotë, “Ne konfirmojmë, ju jeni të sigurt dhe me shëndet”.
Ibrahimovic ende nuk ka komentuar mbi incidentin, por që kritikat kundër tij ishin të dukshme. /Telegrafi/
Confirmamos, está sano y salvo.
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) November 15, 2021