Roma ka pësuar humbjen e parë sezonale duke humbur nga Hellas Verona me rezultat 3-2 në Stadio M. A. Bentegodi.
Rezultati u zhbllokua pas 36 minutash lojë me golin e Lorenzo Pellegrinit, i cili u asistua nga Rick Karsdorp.
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në minutat e para (49’) të gjysmës së dytë, Antonin Barak i barazoi shifrat.
Gianluca Caprari shënoi për epërsinë e vendasve (54’) pas asistimit të Ivan Ilic, por ky i fundit gaboi duke shënuar autogol (58’) dhe e barazoi sërish rezultatin.
I asistuar nga Giovanni Simeone, Marco Davide Faraoni realizoi golin e fitores për ekipin nikoqir (63’).
Kjo ishte humbja e parë e Romës pas tri fitoreve në tri xhirot paraprake, derisa për Hellas Veronan është vetëm fitorja e parë e sezonit. /Telegrafi/