Italia e ka dominuar deri më tani ndeshjen ndaj Turqisë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë u shënua edhe goli i parë.
Italianët kishin shumë raste në pjesën e parë, ndërsa edhe posedimin e topit e kishin në anën e tyre.
Me të filluar pjesa e dytë, Italia vazhdoi me ritmin e njëjtë.
Domenico Berardi u fut në zonë harkoi fortë drejt portës, ku Merih Demiral në tentim për ta larguar topin, e dërgoi në portën e tij.
https://twitter.com/scoredgoalss/status/1403445023530754052
Ishte minuta e 53-të, kur Italia kaloi në epërsi prej 1-0.
Italia kishte dy raste të mira edhe pas golit me Ciro Immobilen dhe Lorenzo Insignen.
Turqit me shumë probleme në mbrojtje, pasi Italia po sulmon pa ndalur. /Telegrafi/