Olivier Giroud ka realizuar golin e parë për Francën kundër Rumanisë dhe njëkohësisht të parin në kampionatin evropian të futbollit Euro 2016.
Shtatgjati francez realizoi gol me kokë në minutën e 58-të pas një harkimi të saktë të mesfushorit fantastik, Dimitri Payet.
Aktualisht francezët janë në epërsi prej një goli dhe me këtë fitore, do të udhëheqin grupin A, ku gjendet Shqipëria dhe Zvicra. /Telegrafi/