Rey Manaj ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Pescaras, skuadër në të cilën ai projektohet si titullar për këtë sezon.
Në miqësoren kundër amatorëve të Palenas, në grumbullimin stërvitor, futbollisti luajti në pjesën e parë si titullar i sulmit dhe arriti të shënonte dy gola, ndonëse luajti vetëm për këto 45 minuta në suksesin 11-0.
Pas kësaj ndeshje, sulmuesi shqiptar u shfaq shumë i lumtur për këtë mundësi që i ishte dhënë për të qenë pjesë e Pescaras në Serinë A.
Të gjitha lajmet për Serie A mund t’i gjeni këtu
“Jam i lumtur që kam ardhur këtu, jam i bindur se do ta ndjej veten shumë mirë falë një shokut tim (Memushaj). Shpresoj që të paraqitem sa më mirë këtu, ka shumë të rinj dhe një grupi që punon shumë i bashkuar”, deklaroi Manaj për “Sky Sport”.