Paris Saint Germaini e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Bordeaux në Ligue 1 me rezultat 5-1.
Të parafundit në 45 minutat e parë e shënoi Neymari.
Por, e veçanta e këtij goli është se braziliani e shënoi nga pika e bardhë (42’).
Kjo është një tregues se klubi nga Parisi ka vendosur që Neymar të gjuajë penalltitë pas incidentit që kishte me Edison Cavanin në derbin ndaj Lyonit.
Vlen të theksohet se ish-ylli i Barcelonës shënoi edhe golin e parë në takim dhe asistoi te ai i Cavanit në minutën e 12-të.
Ky ishte goli i gjashtë sezonal i ish-anësorit të Barcelonës, por ai ka edhe katër asistime në kampionatin elitar francez.
Dy golat tjerë për vendasit u shënuan nga Thomas Meunier dhe Julian Draxler. /Telegrafi/
Neymar sur penalty !#PSGFCGB #PSG pic.twitter.com/7sbj4kN8rx
— PSG Origine (@PSG_Origine) September 30, 2017