Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, e ka nisur me fitore aventurën ndërkombëtare.
Ata kanë mposhtur kampioinin e Anglisë, Oxford City Lions, me rezultat 3:2, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja është mbyllur pak më parë, derisa pjesa e parë përfundoi 2:1 për Feniksin.
Golat për Feniksin i shënuan, Alibegu, Brahimi ndërsa golin e fitores e shënoi Marcelo.
Skuadra nga Drenasi, do të luajë edhe dy ndeshje për të shpresuar kualifikimin.