Site icon Telegrafi

Vjen deklarata e babait të Neymar që do t’i qetësojë tifozët e PSG-së: Ai do të qëndrojë

Eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampionëve ka shtuar zërat se Neymar mund të largohet në vetë.

Presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi, ka udhëtuar drejt Brazilit për ta parë nga afër situatën.

Për situatën e krijuar dhe zërat se Neymar do të shkojë te Real Madridi, ka folur babai i lojtarit.

(Foto: Getty Images)

“E tashmja dhe e ardhmja e Neymar është te Paris Saint Germain”, ka thënë ai.

Edhe presidenti i klubit francez e konfirmoi këtë nga Rio de Janeiro.

“Neymar është i lumtur, mjaft i motivuar dhe entuziast që të kthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë”, ka deklaruar ai.

Neymar është në qendër të projektit te Paris Saint Germain, pasi ai është blerë në vlerën e 222 milionë eurove. /Telegrafi/   

Exit mobile version