Leeds United është duke e mposhtur Norwichin Cityn me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 10-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën u shënuan deri më tani plotë tre.
Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me anë të Raphinas që realizoi në minutën e 56-të.
Por, Norwichi u këndell shpejtë dhe i barazoi shifrat në 1-1, me Milot Rashicën që harkoi nga goditja prej këndir dhe gjeti bashëklojtarin Andrew Omobamidele (58’).
Por, Leeds e riktheu epërsinë me anë të Rodrigos në minutën e 61-të, me Kalvin Phillips.
Kujtojmë se ky ishte asistimi i parë i Rashicës në Ligën Premier, derisa ende i mungon goli. /Telegrafi/
https://twitter.com/RepTracker/status/1454832861345984514