Nuk bini dakord me vjehrrën, mendoni se ajo ka si qëllim kryesor që t’ua nxijë jetën juve? Mos u shqetësoni, nuk jeni as e para dhe as e fundit që ndjehet kështu.
Në mbarë botën raporti mes resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematike, aq shumë saqë që nga kohët e lashta besohet se femrat në këtë relacion assesi nuk mund të funksionojnë bashkërisht. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta.
Sipas psikologëve kjo “luftë” vjen si pasojë për dashurinë e të birit, respektivisht dashurinë e burrit. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të vjehrrave, njihini ato në mënyrë që sa më lehtë të mund t’i tejkaloni problemet.
Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar një shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’iu krijojë ngarkesë.
Mjeti më i mirë kundër kësaj sjelljeje është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.
Viktima e përjetshme
Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’iu hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’iu ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë.
Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’iu ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja. /Telegrafi/