Site icon Telegrafi

Vizioni i jashtëzakonshëm i Gareth Bale në asistimin e tij te goli i Ramseyt

(Foto: Twitter/B/R/Sports)

Uellsi arriti të shënojë një gol në gjysmën e parë të takimit kundër Turqisë në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të ‘Euro 2020’.

Protagonist në 45 minutat e para ishte mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, i cili u gjet tri herë i vetëm përballë portierit Ugurcan Cakir.

Herën e parë goditjen e tij e ndali gardiani turk, herën e dytë goditi mbi portë, ndërsa herën e tretë e futi topin në rrjetë.

https://twitter.com/RowZMedia/status/1405204792230789129

Porse arkitekt i golit të epërsisë ishte Gareth Bale, i cili dhuroi një asistim të jashtëzakonshëm drejt bashkëlojtarit të tij.

Lexo po ashtu Uellsi shkon në pushim me epërsi falë golit të Ramseyt ndaj Turqisë

Anësori ndodhej pranë mesit të fushës, vërejti pozicionim e Ramseyt, goditi me të majtën dhe harkimi i tij arriti në gjoksin e mesfushorit, i cili e ndali dhe kësaj radhe ishte i saktë. /Telegrafi/

Exit mobile version