Telegrafi

Vitin e shkuar në Superligë, tani rrezikojnë rënien në Ligën e Dytë

Klubet në Kosovë vazhdojnë të vuajnë nga organizmi i dobët dhe brenda pak viteve ndryshojnë nivele të kampionatit në mënyrë drastike.

Rasti i fundit është ai i Trepçës dhe Hajvalisë, që në edicionin 2016/2017 ishin pjesë e Superligës së Kosovës.

Të dy klubet u larguan direkt nga elita e futbollit kosovar, me Hajvalinë që kishte mbledhur vetëm 7 pikë pas 33 javësh.

Në anën tjetër Trepça që e posedon stadiumin më modern në Kosovë, atë ‘Adem Jashari’ kishte marr 23 pikë.

Torcida të pakënaqur me kryesinë e klubit

Mitrovicasit që janë ndër klubet më të mëdha në vend, pas shpalljes kampion në vitin 2009/2010 nuk ka arritur të tregojnë vazhdueshmëri duke rënë disa herë në Ligën e Parë.

Trepça

Ky vit është më i vështiri pas luftës, pasi Trepça rrezikon që të bie edhe në nivelin e fundit të garave.

Lexo po ashtu Trepça – 2 Korriku, zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadiumin ‘Adem Jashari’

Humbja nga Vitia në fundjavë me rezultat 2-0 ka bërë që mitrovicasit të jenë në vendin e 12 në Ligën e Parë me 26 pikë.

Hajvalia

Kika dhe Rahoveci janë pas tyre me 24, respektivisht 23 pikë, pozita që dërgojnë në barazh.

Lexo po ashtu Speciale: Hajvalia është larguar nga Superliga pas pesë vitesh – Pesë gjërat e paharrueshme që i bëri ky klub (Foto/Video)

Në anën tjetër Hajvalia është në vendin e 15-të me 23 pik që dërgon në Ligën e Dytë.

Hajvalia gjatë përgatitijeve

Prej largimit të kryetarit Mehedin Pergjegjaj –Meda, klubi nuk po kalon periudhë të mirë në financimi.

Nga Superliga brenda dy viteve, rrezikojnë që të dy klubet të jenë në nivelin më të dobët të garave, ku kanë mbetur edhe gjashtë xhiro. /Telegrafi/

Sezoni 2016/2017 kur ishin në Superligë

Sezoni 2017/2018 në Ligën e Parë