Site icon Telegrafi

Vitin e kaluar, gati dy milionë indianë vdiqën shkaku i ndotjes së ajrit

Pothuajse 1.7 milion njerëz vdiqën si pasojë e ndotjes në Indi, e cila është pothuajse 18 për qind e të gjitha vdekjeve në vitin 2019.

Një raport i botuar në revistën mjekësore Lancet thotë se ndotja në shtetin indian ka çuar në një rritje të sëmundjeve, të tilla, si kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, goditja në tru, diabeti, çrregullimet neonatale dhe sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat kanë vrarë miliona të tjerë njerëz, raportoi e përditshmja britanike theguardian.

Sipas të dhënave, vdekjet e lidhura me ndotjen në Indi janë në rritje nga 1.24 milion në vitin 2017, në 1.67 milion në vitin 2019.

Kryeqyteti i Indisë, New Delhi, është shpesh qyteti më i ndotur në botë gjatë dimrit, i rrethuar nga smogu i trashë dhe grimca toksike në ajër që rriten deri në 500 për qind më lartë se nivelet që Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron të shëndetshme.

Sipas një raporti të fundit mbi cilësinë e ajrit në botë, gjashtë qytete indiane janë ndër dhjetë më të ndoturat në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version