Telegrafi

Vitia pret Flamurtarin në ndeshjen kryesore të javës në Ligën e Parë

Liga e Parë e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e javës së 11-të, ku sot janë paraparë të zhvillohen dy takime.

Dy ndeshjet e vetme të ditës së sotme në Ligën e Parë vijnë nga Grupi B.

Skuadra e rënë nga Superliga në këtë kategori, Flamurtari, do të luajë në udhëtim kundër skuadrës së Vitisë.

Në aksion është edhe ekipi tjetër prishtinas, Ramiz Sadiku, që është nikoqir i Vllaznisë.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes interesante në Viti do të jetë Selim Isufi, ndërsa ballafaqimin në kryeqytet e gjykon Fatmir Tahiri.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI B

Vitia – Flamurtari

Ramiz Sadiku – Vllaznia.

/Telegrafi/