Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin e parë në vitin e ri, 2020.
Werden Bremen ka fituar një miqësore ndaj rivalëve të Hannoverit me rezultat 3-1.
Njëri nga më meritorët e fitores së Bremenit padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Rashica shënoi golin e tretë të ekipit të tij duke vulosur fitoren 3-1 në minutën e 59-të.
⏱️ 59'
New year, same @milotrashica 🚀
⚽ 3-1 #SVWH96 pic.twitter.com/paMRCjqlII
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) January 12, 2020
Goli i vushtrriasit erdhi nga një distancë prej rreth 25 metrave, ku pas një goditje të fortë, portieri nuk arriti ta ndalë.
Shpresojmë që kjo formë e Rashicës të vazhdojë në pranverë dhe ta ndihmojë edhe Kosovës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/KosovanWonders/status/1216350670028247040